Qëndrime të ndryshme në Qeveri për të dielën – si ditë jo pune

Maqedonia

Qëndrime të ndryshme në Qeveri për të dielën – si ditë jo pune

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Është ulur euforia midis ministrave për ta shpallur të dielën si ditë pushimi për të gjithë. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se do të përpiqet që ligji të mos vlejë për qendrat tregtare dhe dyqanet me pakicë, të cilat vlerëson se janë veprimtari strategjike për vendin.

Njerëzit duhet të kenë mundësi të tjera për të dalë, por në të njëjtën kohë me familjet e tyre mund të blejnë diçka, përfshirë qendrat tregtare. Duke pasur parasysh trendin e ndërtimit të qendrave tregtare, investimet që bëhen në këtë aktivitet, fluksi i turistëve të huaj, sidomos nga vendet fqinje, mendoj që me qendrat tregtare duhet të trajtohet me kujdes kjo çështje, që qendrat tregtare të punojnë. Për më tepër, shitja me pakicë, sipas analizës sonë, duhet të funksionojë – deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Ndryshe nga Bekteshi, zëvendës- kryeministri Bytyqi, i cili së pari tha se ishte arritur një kompromis me sindikatat për ta bërë të dielën ditë jo pune, mban qëndrimin se në këtë ditë vetëm pajisjet teknologjike mund të punojnë, që do të dëshmojnë se mos-puna do të ndikojë ndaj procesit të prodhimit. Paralajmëroi dënime rigoroze për të gjithë të tjerët.

Në të njëjtën linjë me Bytyqin është edhe ministrja e punës Shahpaska, nën kompetencat e të cilës është ligji. Ajo njoftoi se së shpejti propozim- ligji do të publikohet në ENER.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat