382 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Maqedonia

382 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 09:55
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit (20/21.02.2021) në gjithë territorin e vendit, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 382 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nga MPB në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Ndërsa,  ka shënuar rritje numri i rasteve të reja me variantin e ri të virusit Covid-19 në Maqedoni të Veriut.

Brenda dy ditëve është regjistruar një rritje prej 30% e të infektuarve me virusin britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat