Filloi vaksinimi i punonjësve shëndetësorë në Kërçovë

Maqedonia

Filloi vaksinimi i punonjësve shëndetësorë në Kërçovë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Përveç të punësuarve në Spitalin e përgjithshëm në Kërçovë, të cilët mbrëmë filluan vaksinimin kundër Kovid-19, për këto dy ditë do të vaksinohen 59 punonjës shëndetësor të cilët janë të kyçur në kurimin e pacientëve të prekur nga Kovid-9.

Prej sot fillon vaksinimi i të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit në kërcove, të cilët në disa grupe do ta pranojnë vaksinën në qendrën modulare në Shkup.

“Sot grupi i parë i të punësuarve do ta pranoj vaksinën kundër Kovid-19 në qendrën modulare në Shkup. Pastaj të punësuarit në Ndihmën e Shpejtë, të ndarë në katër grupe nga 6 persona do të udhëtojnë në Shkup që të vaksinohen.

Tani për tani vaksina do të pranojnë vetëm të punësuarit në Ndihmën e Shpejtë dhe atë 32 të punësuar, ndërsa katër persona të punësuar në këtë qendër nuk kanë pranuar të vaksinohen”, deklaroi drejtori Xhabir Bajrami.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat