Mbyllet objekti hotelierik në Gostivar, pronari privohet nga liria

Maqedonia

Mbyllet objekti hotelierik në Gostivar, pronari privohet nga liria

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:56
Foto Ilustrim

Më 24.02.2021 në ora 21.15, pas një raporti të mëhershëm, efektivët e policisë nga Departamenti i Policisë Çegrane kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në fshatin Çegrane, në pronësi të personit V.F. (37) nga Çegrani.

Gjatë kontrollit, katër persona (së bashku me pronarin) kanë qëndruar në lokal dhe është konkludua se nuk janë respektuar masat e qeverisë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Objekti hotelierik është mbyll nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kurse pronari është dërgua në Stacion policorë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht.

Kundër tij do të përgaditet parashresë adekuate në bazë të nenit 206 të Kodit Penal – “mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë një epidemi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat