Karposh, policia pengoi një tentim për vetëvrasje

Maqedonia

Karposh, policia pengoi një tentim për vetëvrasje

Më: 20 mars 2021 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Në Karposh u parandalua nga tentimi i një 35 vjeçare me probleme psikike që t’i japë fund jetës.

Policia dhe ekipet e zjarrfikësve intervenuan me kohë dhe shpëtuan atë duke intervenuar me litarë prej sipër godinës.

"Kur hymë brenda u ngjitëm shkallëve lartë një kat më sipër që të lëshohemi me litar u informuam nga njësiti policor për intervenim të shpejtë që të mos ndërmarrim masa dhe se ata do ta marrin përsipër të gjithë aksionin", deklaroi Vlladimir Koçovski, Brigada e Zjarrfikësve Shkup.

Gjithë këtë situatë nga poshtë po e vështronte e trishtuar e ëma e 35 vjeçares. Ajo akuzoi Institucionet se nuk kanë ndërmarrë asgjë. Tha se vajza e saj disa herë ishte në Bardovc por atje nuk i kanë ndihmuar.

Është e sëmurë dhe institucionet nuk na ndihmojnë. Këtu në Maqedoni asgjë nuk funksionin, asgjë- tha e ëma e 35 vjeçares.

Pas intervenimit të policisë vajzës iu ofrua edhe ndihma e parë mjekësore ndërsa e njëjta u dërgua në Spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat