Ilmi Selami: Regjistrimi shtyhet, nuk ndërpritet

Maqedonia

Ilmi Selami: Regjistrimi shtyhet, nuk ndërpritet

Më: 29 mars 2021 Në ora: 19:55
Ilmi Selami

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), Ilmi Selami në “Facebook” sqaron se regjistrimi është shtyrë dhe se i njëjti në vend të datës së planifikuar nga 1-21 prill do të mbahet nga 5 deri më 30 shtator.

“Regjistrimi i diasporës nuk ndërpritet. Pra, ai vazhdon kështu si që zhvillohet tani, deri më 30 shtator”, shkruan Selami.

Sipas tij, regjistrimi nuk anulohet dhe se për t’u anuluar duhet të prishet e të mos mbahet fare.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë duhej të mbahet nga 1 deri më 21 prill, por dy liderët maqedonase sot u dakorduan që të mos mbahet regjistrimi në këtë periudhë dhe i njëjtë të mbahet në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat