Filipçe: Ditëve të fundit është ulur numri i hospitalizimeve

Maqedonia

Filipçe: Ditëve të fundit është ulur numri i hospitalizimeve

Më: 9 prill 2021 Në ora: 13:49
Filipçe

Filipçe thotë se në koordinimin e rregullt me drejtorët e klinikave dhe Covid Qendrave në Shkup është konstatuar se këto ditë është ulur numri i të hospitalizuarve.

“Ditëve të fundit është ulur numri i të hospitalizuarve në spitale, por jemi të gatshëm me kapacitete shtesë në sptialet në Shkup dhe në gjithë Maqedoninë”, shprehet Filipçe.

Ai thotë se menaxhimi me valën e tretë është shumë e vështirë jo vetëm në Maqedoni por gjithkund në Evropë.

“Sipas analizave epidemiologjike, faktori RO ka rënë nën 1 dhe shpresojmë se kështu do të mbesë”, shkruan Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat