Komuna e Strugës: Më shumë njerëz vdesin nga kripa, sesa nga ndotja e deponive

Maqedonia

Komuna e Strugës: Më shumë njerëz vdesin nga kripa, sesa nga ndotja e deponive

Më: 9 prill 2021 Në ora: 14:30
Komuna e Strugës

Pa praninë e Kryetarit të komunës Ramiz Merko, drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Strugë, dhe një përfaqësuesi të Ministrisë së Ekologjisë, por në prani të përfaqësuesve të tyre ligjorë, filloi gjykimi për deponinë jolegale të qytetit në Strugë. Shoqata e Juristëve të Rinj i padit këto tre institucione për mos ndërmarrjen e ndonjë veprimi në vitet e kaluara, për të riparuar dhe zhvendosur deponinë nga lokacioni ekzistues në hyrje të qytetit. Ekspertiza ka përcaktuar, që ekzistenca e mëtejshme e deponisë do të prodhojë dëme më serioze në shëndetin dhe jetën e njeriut, si dhe mbi mjedisin jetësor.

Pjesa e dytë e padisë i referohet masave specifike, që duhet të ndërmerren për ta parandaluar dëmin në të ardhmen. Një nga masat është ndalimi i deponimit të mbetjeve komunale”, tha Gligorie Qatoski, avokat i Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë.

Avokati i komunës së Strugës thotë se padia është juridikisht e pabazuar dhe jashtë juridiksionit gjyqësor. Përveç kësaj, sipas tij, në vendin tonë njerëz vdesin edhe nga arsye të tjera, dhe jo nga deponitë.

Unë edhe në gjykatë thashë se më shumë njerëz në Maqedoni po vdesin nga përdorimi i kripës, sheqerit, miellit të bardhë, sesa nga deponitë ilegale”, theksoi Dragan Koroveshoski, avokat i komunës së Strugës.

Në seancën e sotme gjyqësore, faktet dhe argumentet në lidhje me rastin u prezantuan nga të dyja palët. Seanca tjetër është planifikuar për në 25 maj. Deponia jolegale e Strugës ndodhet vetëm 500 metra nga shtëpitë e para në qytet. .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat