Marrëveshja për Kodin Zgjedhor, pa rezultat

Maqedonia

Marrëveshja për Kodin Zgjedhor, pa rezultat

Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:49
Kuvendi i Maqedonisë

Partitë politike mbeten në qëndrimet e tyre lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pse Zaev dhe Mickoski në takimin e fundit janë marrë vesh për ndryshime rrënjësore, duke nisur nga zgjedhjet lokale me lista të hapura dhe zgjedhjen e kreut të komunës në një rreth zgjedhor, që nënkupton uljen e pragut për zgjedhjen e tij. Takimin e fundit grupet e punës e kanë mbajtur më 22 mars, një javë para takimit të liderëve maqedonas. Veç ndryshimeve për zgjedhjet lokale, partitë duhet të merren vesh edhe për modelin për zgjedhjet parlamentare. Nga opozita shqiptare thonë se pranojnë modelin për lista të hapura, por mbesin në qëndrimin kundër një njësisë zgjedhore ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale, Elmi Aziri thotë se ulja e pragut, ulë edhe nivelin e demokracisë.

“Që me 30% dalje të zgjidhet kryetari i komunës në raundin e parë, sepse kjo në një far forme përjashton shumë qytetar nga vendimmarrja, zvogëlohet niveli i demokracisë e kështu me radhë….Ka shumë përparësi sistemi të cilin ne e kemi propozuar me 8 njësi zgjedhore. Për propozimet tjera që eventualisht kanë dalë atë ditë nga takimi mes Zaevit dhe Mickovskit, natyrisht kur do të takohemi do ti diskutojmë, por për neve është i papranueshëm modeli me një njësi zgjedhore”- deklaroi Elmi Aziri, ASH-AAA 04.07:04.45 “Gjithashtu është diskutabil ose i papranueshëm propozimi.

Kundër modelit për një njësisë zgjedhore edhe nga BDI, e cila ndërkohë mbështet listat e hapura për këshilltar komunal ndërsa ende pa qëndrim që kryetar i komunës të zgjidhet me një rreth zgjedhor.

“Si BDI ne jemi për lista të hapura për këshilltar komunal që do të ndikonte për demokratizimin edhe të mëtutjeshëm të procesit zgjedhor… për çështje tjera dhe për kërkesa tjera politike në këtë grup punues nuk është diskutuar. Në bazë të analizave tona, një njësi zgjedhore nuk e pasqyron realitetin e Strukturës heterogjene të shoqërisë”– tha Arbër Ademi, BDI.

Partitë maqedonase më të përmbajtura rreth ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Nga LSDM thonë se nuk është mirë që të zbulojnë detaje para se të takohen grupet e punës. Ndërsa nga VMRO-DPMNE deklarojnë se pushteti duhet ti organizojë sa më shpejtë takimet.

“Pres që në Maj të takohen grupet e punës që janë formuar për të biseduar dhe definuar rreth çështjes së Kodit zgjedhor. Kështu që nuk është korrekte nga ana ime që të zbuloj tani detaje, prej që në suaza të grupeve të punës të gjenden zgjidhjet më të mira të mundshme lidhur me Kodin zgjedhor- tha Konstadin Konsadinov, LSDM.

“Përgjegjësia për takimin e grupeve të tilla të punës dhe deri ku janë ata takime duhet të pyetet pushteti. Tek ata është përgjegjësia, ata duhet të jenë iniciatorë për ndryshimin e një ligji të këtillë”- pohoi Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

Pas takimit të Kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, më 29 mars, pushteti dhe opozita u pajtuan që zgjedhjeve lokale të shtyhen për një pjesën e dytë të muajit tetor edhe atë me votim biometrik apo përmes shenjave të gishtave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat