Bytyqi: Pakot e masave ekonomike i kanë zvogëluar efektet e krizës

Maqedonia

Bytyqi: Pakot e masave ekonomike i kanë zvogëluar efektet e krizës

Më: 15 prill 2021 Në ora: 22:09
Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi sot realizoi takim onlajn me Këshillin drejtues të Odës ekonomike të Maqedonisë, në të cilën diskutoi për gjendjen aktuale të ekonomisë në vend, realizimin e katër pakove të masave ekonomike, statusin e masave nga pakoja e pestë, si dhe për aktivitetet të cilat i ndërmerr Qeveria për avancimin e klimës së biznesit në vend.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, siç kumtoi Kabineti i tij, u përqendrua në realizimin e katër pakove të masave ekonomike dhe theksoi se ajo që masat u krijuan në procesin inkluziv, përmes konsultimeve me të gjithë aktorët, kontribuoi që të njëjtët të realizohen me sukses të jashtëzakonshëm, me ç’rast analiza e realizimit tregon se 87 për qind e masave janë realizuar, që megjithatë ka ndikuar në atë që të minimizohet efekti negative ndaj ekonomisë.

“Bytyqi shtoi se suksesi i masave mund të shihet në faktin se zbatimi i tyre kontribuoi në zvogëlimin e rënies së produktit të brendshëm bruto me 4.2 përqind, dmth nëse ato nuk do të zbatoheshin, rënia e BPV-së do të ishte rreth 8.7 përqind, dhe me realizimi i tyre, prodhimi i brendshëm bruto u ul me 4.5 përqind”, theksohet në kumtesë.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë, siç informojnë nga Kabineti i Bytyqit, u informuan se përgatitja e ndryshimeve në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve është në një fazë të avancuar, e cila, për shkak të krizës së shkaktuar nga Kovid-19 do të lehtësojë kushtet për aplikimin dhe pagesën e mbështetjes për kompanitë që kanë bërë investime të reja.

“Bytyqi u përqendrua edhe në Ligjin për investime strategjike, me të cilin mundësohet realizim I shpejtë I projekteve të cilat janë nga interesi public dhe janë projekte me të cilin realizohet investimi në vlerë prej të paktën 100 milionë euro në territorin e të paktën dy use më shumë komunave, të paktën 50 milionë euro në komunat me seli në qytet, komunat në qytetin e Shkupit dhe qyteti I Shkupit ose të paktën 30 milionë euro në komuna me seli në fshat.

Zëvendëskryeministri informoi se nga janari I vitit 2021 ka filluar procesi i informimit të të gjitha palëve të prekura për krijimin e Strategjisë kombëtare për zhvillim afatgjatë për vitin 2021-2041 të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Kombeve të Bashkuara , të përfaqësuar nga Zyra e UNDP-së në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat