Maqedoni: Prezantohet pakoja e gjashtë ekonomike, 500 euro ndihma për muzikantët

Maqedonia

Maqedoni: Prezantohet pakoja e gjashtë ekonomike, 500 euro ndihma për muzikantët

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:58
Fatmir Bytyqi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot në seancë qeveritare e ka miratuar pakon e gjashtë të masave për mbështetje ekonomike të bizneseve dhe qytetarëve.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, deklaroi se kjo pako do të kap vlerën prej 17.8 milionë euro.

“Sot vëmë në funksion 17.8 milionë euro, ndihmë financiare e targetuar për 12 kategori të subjekteve ekonomike. Me këto mjete do të mbeshteten rreth 10.000 kompani dhe rreth 60.000 punëtorë”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se do të ndihmohen objektet hotelerike që janë mbyllur dy javët paraprake dhe që do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për një javë, restorantet për dasma, klubet e natës, industria e eventeve, qendrat e fitnesit dhe studiot e fotografimit.

Mjete janë paraparë edhe për agjencitë turistike. Ato me licencë A do të mund të fitojnë më së shumti 5 mijë euro, kurse ato me licencë B më së shumti 2 mijë euro.

“Do të mbështeten edhe muzikantët, ciceronët turistikë dhe turizmi në vend. Me 30.750 denarë do të mund të fitojnë muzikantët dhe ciceronët turistikë të cilët gjatë vitit 2020 kanë pasur të hyrja neto nën 15 mijë denarë. Do të mundësohen 50 mijë teste PCR falas për turistët e huaj të cilët do të qëndrojnë në shtetin tonë”, tha Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat