Miratohen aktivitetet e planifikuara për digjitalizimin e gjygjësorit

Maqedonia

Miratohen aktivitetet e planifikuara për digjitalizimin e gjygjësorit

Më: 20 prill 2021 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Qeveria në seancën e sotme e miratoi Informacionin me aktivitete të planifikuara për digjitalizim të gjyqësorit për vitin 2021.

Plani, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, përmban aktivitete të cilat do të zhvillohen në disa faza.

Duke filluar nga ndryshimet e kornizës ekzistuese legjislative si bazë për ndërmarrjen e veprimeve procedurale (e-mail dhe E-dorëzimit) me pjesëmarrësit në procedura, mjetet të TKI për gjykim në distancë apo për paraqitjen e disa dëshmive në atë mënyrë, përmes sigurimit të gjykatave me pajisje TKI përkatës, konjektim të internetit dhe mjeteve të tjera të nevojshme për përpunim të dokumenteve elektronike, përdorim të certifikatave digjitale (nënshkrime) dhe përcaktim të identitetit digjital për palët, avokatët dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë, si dhe avancim të AKMIS-it, sigurim të kuadrit TI dhe trajnim të vazhdueshëm të tyre për përdorim të sistemit dhe pajisjeve.

Pajisja e gjykatave për gjykim onlajn, siç është theksuar në kumtesë, është paraparë të realizohet deri në fund të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat