Nesër vinë 200 mijë vaksinat kineze në Maqedoni

Maqedonia

Nesër vinë 200 mijë vaksinat kineze në Maqedoni

Më: 29 prill 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nesër në ora 5 në mëngjes dot ë arrijnë 200 mijë vaksinat kineze.

“Nesër 30.04.2021 në ora 05:00 në Poliklinikën Jane Sandanski do të mbahet ngjarje me rastin e arritjes së 200 mijë vaksinave Sinofarm që u blenë në bisedime të drejtpërdrejta me prodhuesin”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë ministri Filipçe dhe ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Maqedoni, Jang Suo.

Ndryshe, deri tani në Maqedoni janë vaksinuar mbi 56 mijë qytetarë, ndërsa deri tani ka gjithsej 207.332 aplikime për vaksinim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat