OBRM-PDUKM: Populli vuan për bukë, ndërsa Zaev dhe Bytyqi blejnë 45 automjete luksoze

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Populli vuan për bukë, ndërsa Zaev dhe Bytyqi blejnë 45 automjete luksoze

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:17
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “populli nuk ka për bukë, ndërsa Bytyqi dhe Zaev blejnë 45 automjete luksoze për ministrat dhe drejtorët”.

“Në kohë krize, kur ekonomia po fundoset, borxhi tejkaloi 60%, përkatësisht 6.5 miliardë euro, 60 mijë persona mbetën pa punë dhe 6.200 firma u mbyllën, Zaev vendosi që në vend të shpëtimit të vendit të punës të japë qindra mijëra euro për 45 automjete luksoze”, thonë shprehen nga kjo parti.

Ata shtojnë se në dhjetëra vende janë dhuruar automjete për spitale nga firma private, ndërsa Qeveria nuk bleu asnjë dhe një person humbi jetën në Kratovë për shkak se nuk kishte automjet për të shkuar tek ai.

“Qeveria ka mijë automjete, por Zaevit dhe funksionarëve të tyre u duhet edhe 45, edhe atë në krizë, në kohën kur flasin për rritje të tatimeve”, thonë nga OBRM-PDUKM duke thënë se në vend të këtyre 45 automjeteve, me të njëjtat para kanë mundur të blejnë 45 automjete për spitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat