Sot 10 viktima dhe 37 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Sot 10 viktima dhe 37 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 14:03
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.108 teste, ndërsa janë regjistruar 37 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 15, Kumanovë – 5, Prilep – 3, Tetovë, Gostivar, Kavadarci, Ohër dhe Kërçovë nga 2, Manastir, Strumicë, Negotinë dhe Radovish nga 1.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 90 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

MSH njofton se sot janë konfirmuar 10 viktima nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.304, numri i pacientëve të shëruar është 148.798, numri i vdekjeve është 5.423, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.083.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat