Osmani: Do të referoj sot në Komision, nesër udhëtoj në Sofje

Maqedonia

Osmani: Do të referoj sot në Komision, nesër udhëtoj në Sofje

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:57
Bujar Osmani

Nuk ka dyshime, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të marrë pjesë në Komisionin për punë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, për të referuar për procesin e negociatave mes Shkupit dhe Sofjes.

Këtë, Osmani e deklaroi derisa kthehej për në Shkup me aeroplan.

Ka bërë të ditur, se nesër do të udhëtojë për në Sofje.

“Tentova të gjej hapësirë këto ditë, por ja siç e shihni, nga Bratisllava udhëtova për në Antali, kurse nesër do të shkojmë në Sofje dhe pastaj përsëri të kthehem në Antali dhe duhej të shtyhej për javën tjetër. Duke dashur që të mbyllet ky bllokim i rrugëve që po i kufizon qytetarët, po i pengon qytetarët, vendosa që të bëj këtë kthesë”, tha Osmani.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit, Antonio Milloshoski ka vendosur kusht, që nëse Osmani merr pjesë në Komision, partia opozitare, VMRO-DPMNE-ja do t’i ndërprejë protestat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat