Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Maqedonia

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Inventari nga kafeneja në anijen e “lumturisë”, po vendoset në një kamion. Kjo anije në lumin Vardar është zyrtarisht e mbyllur për mysafirët. Prishja e saj vazhdoi pasi Gjykata e Apelit e Shkupit, e shfuqizoi masën e përkohshme me të cilën u ndal çmontimi. Arsyeja e prishjes është kontrata e shkëputur, pasi kompania Servis që menaxhon me anijen nuk ka paguar tre qira, për të cilat ata janë duke u paditur nga Qyteti i Shkupit në Gjykatën Civile.

“Gjykata Themelore në Shkup caktoi një seancë gjyqësore më 7 korrik, në të cilën unë thashë se do ta përfaqësoja Qytetin e Shkupit. Për ata që nuk e dinë, sepse shoh që ka polemika të ndryshme në qytet, sipas ligjit, përfaqësuesi ligjor i institucionit Qyteti i Shkupit është kryetari i Qytetit të Shkupit. Unë kam të drejtë të përfaqësoj këtë Qytet në çdo procedurë- deklaroi PETRE SHILEGOV- Kryetar i Qytetit të Shkupit.

E kontaktuam Zharko Milenkovskin, menaxherin e ndërmarrjes Servis që menaxhon me anijen. Ai mbetet në të njëjtin qëndrim nga pesë ditë më parë se prishja e anijes është për mbledhje të pikave politike të Shilegovit. Milenkovski reagon se prishja është para gjykatës civile, e cila duhet të vendosë për mosmarrëveshjen midis tyre dhe Qytetit të Shkupit.

” Unë personalisht i dërgova dy letra Kryetarit të Komunës, me një lutje që të shpjegojë se si ai mendon të na ndihmojë, sepse ai dha deklarata se do ta ndihmojë ekonominë. Kur pashë që nuk përgjigjet, ne paguam gjithçka që i detyroheshim 100%. Menjëherë pas kësaj kontrata jonë u ndërpre. Kjo është e vërteta. Gjithçka tjetër është manipulim. Në gjyq në 7 korrik, le të vijë jo vetëm Petre Shilegov, por edhe Shën Pjetri nëse vjen faktet janë akoma në anën tonë- tha Zharko Milenkovski, Menaxher i “EMUS Servis SHA”.

Përndryshe, kjo është përpjekja e dytë për të çmontuar anijen. Herën e parë, Shilegov e njoftoi personalisht në prill, kështu që me një vendim të përkohshëm të gjykatës civile, prishja u ndalua për dy muaj. Anija në Vardar duhet të përfundojë në depon e Qytetit të Shkupit. Ky është një investim bullgar dhe për rastin kompania e informoi Presidentin Bullgar, Rumen Radev, ambasadat e Bullgarisë dhe të Shteteve të Bashkuara, si dhe një delegacion të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat