250 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, në 24 orët e fundit

Maqedonia

250 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, në 24 orët e fundit

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njoftoi se gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e vendit janë shqiptuar 250 gjoba për tejkalim të shpejtësisë.

Prej tyre 27 vozitës kanë qarkulluar me shpejtësi për 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara.

Ndërsa 2 makina kanë lëvizur me shpejtësi për 70 kilometra më shumë se e lejuara.

Numri më i madh i gjobave të shqiptuara për tejkalim t shpejtësisë gjatë ditës së djeshme ka qenë në Shkup, gjithsejtë 47, Shtip-41, dhe në Kumanovë-38.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat