RMV, prej sonte në mesnatë çmime të reja të derivateve të naftës

Maqedonia

RMV, prej sonte në mesnatë çmime të reja të derivateve të naftës

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,22 përqind.

Benzinat “Eurosuper BS-95”, “Eurosuper BS – 98” dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri prej nesër do të lirohen për një denar e gjysmë.

Ndërsa “Eurodiesel” për një denar për litër.

Çmimi i ri i “Eurosuper BS – 95” do të jetë 71 denarë, “Eurosuper BS – 98” do të shitet për 73, “Eurodiesel” për 60 denarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat