Shilegov në një paradë biçikletash nëpër Shkup së bashku me qytetarët

Maqedonia

Shilegov në një paradë biçikletash nëpër Shkup së bashku me qytetarët

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Shumë qytetarë me biçikleta iu bashkuan paradës së madhe të biçikletave që nisi sot në rrugët e Shkupit, me rastin e Ditës pa Makina – 22 Shtatori dhe përfundimit të Javës Europiane të Lëvizshmërisë 2021.

Parada, ku mori pjesë edhe kryetari Petre Shilegov, nisi nga parku “Ibni Pajko” vazhdoi nëpër rrugët e qytetit deri në vijën e finishit, Parkun e Qytetit ku u zhvillua edhe një llotari dhe ngjarje muzikore.

Qyteti i Shkupit këtë vit për herë të 11 u bashkua me qytetet që shënojnë Javën Evropiane të Lëvizshmërisë me një axhendë të pasur të mbushur me përmbajtje cilësore për të promovuar ecjen, çiklizmin dhe përdorimin e transportit publik si forma të qëndrueshme të lëvizshmërisë urbane. 

Në periudhën nga 16 deri në 22 shtator brenda kësaj jave u organizuan një sërë ngjarjesh – u mbajtën disa punëtori në internet me studentë nga arsimi fillor dhe i mesëm për të promovuar masat për të arritur lëvizshmëri të qëndrueshme urbane, dhe disa aktivitete u organizuan për të promovuar zhvillimin në rrjet të shtigjeve të biçikletave dhe këmbësorëve në qytet i cili po rritet mesatarisht me rreth 14 km në vit, kështu që rrjeti i biçikletave në Shkup këtë vit tejkaloi 110 km.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat