680 votues të Çuçer Sandevës votojnë në Butel

Maqedonia

680 votues të Çuçer Sandevës votojnë në Butel

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 00:48
Foto ilustrim

680 votues të cilët jetojnë në Komunën e Çuçer Sandevës, në këto zgjedhor do të votojnë për Komunën e Butelit dhe Qytetin e Shkupit.

Gabimi është pasoja e moskoordinimit mes institucioneve.

Qytetarët kanë letërnjoftime me adresë banimi në Komunën e Butelit dhe pse Regjistri Qendror, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Butelit pranojnë se ata janë banorë të Çuçer Sandevës, konkretisht banor në disa rrugica të rrugës “Butellska” dhe rrugës “Prizrenska”.

Gabimin e kanë vërejtur dhe prej kohësh kanë kërkuar zgjidhje nga sektori për listën zgjedhore dhe njësia rajonale e KSHZ-së në Çair, të cilët e kanë bërë kërkesën për përmirësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat