Kasami: Tetovën do ta ndryshojmë për katër vite

Maqedonia

Kasami: Tetovën do ta ndryshojmë për katër vite

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 12:18
Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili garon në këto zgjedhje për të marrë drejtimin e komunës së Tetovës, thotë se ka plan për të zgjidhur problemet më të mëdha të qytetetit brenda katër viteve nëse në këto zgjedhje lokale merr mandatin nga qytetarët për të drejtuar Tetovën.

Kasami tha se qytetarët janë të vendosur për të ndryshuar udhëheqësinë e lokale në Tetovë dhe se këtë radhë, disponimi i tyre nuk do të mund të manipulohet siç ndodhi në vitin 2017.

“Jam i sigurtë që tanimë Tetova dhe tetovarët kanë dhënë verdiktin e tyre. Kështu ka qenë edhe në vitin 2017, por atëherë mobilizimi nuk ka qenë kaq i fuqishëm sa tani. Diferenca ishte shumë e vogël mes meje dhe Teutës dhe BDI-së. Duke i patur parasysh të gjithë mekanizman e pushtetit për 20 vite arriti që ato mekanizma t’i shfrytëzojë dhe të bëjë ndërrimin e rezultatit dhe në njëfarë mënyrë tetovarëv i’a vodhi katër vite të cilat unë besoj fuqishëm që do të ishin vite të arta për Tetovën, por u detyruam që edhe këto katër vite të jetojmë në pushtetin e dështuar të Teuta Arifit.

Tanimë unë besoj që as Teutës dhe as BDI-së nuk do t’i ndihmojë mekanizmi të cilin e kanë krijuar për deformim të votës së qytetarëve sepse revolta ndaj pushtetit të BDI-së dhe Teuta Arifit në Tetovë është aq e fuqishme saqë diferenca mes meje dhe Teutës do të jetë shumë e thellë”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA dhe kandidat për drejtimin e komunës së Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat