Incizohet duke rrahur nxënësin mësimdhënësi nga Shkupi

Maqedonia

Incizohet duke rrahur nxënësin mësimdhënësi nga Shkupi

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:52
Foto

Një video u publikua në rrjetin social “TikTok” ku shihet se si një mësimdhënës ushtron dhunë para nxënësve.

Përderisa nxënësit tjerë qëndrojnë në bankat shkollore, mësimdhënësi përdor dhunë, ndërsa në video und të shihet se si nxënësi është i frikësuar derisa nxënësit tjerë po e dokumentojnë.

Bëhet fjalë për shkollën fillore “Panajot Ginovski” në Butell të Shkupit, ndërsa drejtorja e shkollës, Qamuran Rexha për TV24 tha se është e njoftuar për rastin dhe se nga dita e hënë komisioni disiplinor do të duhet t’i vërtetojë faktet dhe të vendosë se si do të veprohet ndaj mësimdhënësit.

“Ne do të veprojmë sipas rregullave, kurse komisioni disiplinor do t’i shqyrtojë faktet që i kemi. Qëndrimi im është se nul lejoj dhunë ndaj nxënësve”, tha Rexha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat