Mbi 6.300 raste aktive me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Mbi 6.300 raste aktive me COVID-19 në Maqedoni

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni, që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 199.766, prej të cilëve 186.322 janë shëruar, ndërsa 7.051 kanë ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive është 6.393.

Ditën e djeshme nga 2.595 testime, pozitiv rezultuan 227 raste me COVID-19, prej të cilëve më shumë në kryeqytet.

Gjatë ditës së djeshme ndërruan jetë 15 persona, ndërsa nga sistemi “Termini im” është paraqitur edhe një pacient i vdekur.

Deri tani në Maqedoni janë bërë 1.364.488 testime për COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat