11 viktima dhe 135 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Maqedonia

11 viktima dhe 135 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Vijon të jetë i lartë numri i personave që humbin jetën nga Covid në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë3 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 11 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 135 raste të reja nga 1514 testime.

Rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 91, Kumanovë – 14, Kavadar – 7, Strugë – 4, Prilep – 3, Manastir, Strumicë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Demir Hisar – 2, Shtip, Koçani, Gjevgjeli, Vinicë, Vallandovë dhe Kratovë – 1.

Ndërkaq në orët e fundit betejën me Covid e anë fituar 330 pacientë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni nga fillimi i epidemisë është 199.901, numri i të shëruarve 186.652, numri i të vdekurve 7.062.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat