Në Radovish kallëzim penal për blerje votash

Maqedonia

Në Radovish kallëzim penal për blerje votash

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Departamenti i Punëve të Brendshme Radovish, deri te Prokuroria Themelore Publike Radovish ka ngritur kallëzim penal kundër Sh.Sh.(35) nga Radovishi dhe një person tjetër për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit sipas nenit 162 të Kodit Penal.

Më datë 16.10.2021, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Radovish në oborrin e Sh.Sh. në Radovish kanë gjetur një zorrë hyrëse rreth 300 metra të gjatë, e cila i është dhënë si dhuratë për zgjedhje dhe votim.

Pas masave të marra, u konstatua se një person njëzet ditë më parë i kishte premtuar se do t’i organizonte një makinë gërmimi në punë dhe do t’i sillte një zorrë ujësjellësi në rrugën e tij.

Ndërsa si këmbim Sh.Sh. duhej të organizonte një grup banorësh të cilët në zgjedhjet e datës 17.10.2021 do të votonin për një parti politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat