BDI fiton komunën e Bogovinës, Emshiu është kryetari i ri

Maqedonia

BDI fiton komunën e Bogovinës, Emshiu është kryetari i ri

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 21:50
BDI fiton komunën e Bogovinës, Emshiu është kryetari i ri

Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar në komunën e Bogovinës me një diferencë të madhe të votave në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Besnik Emshiu nga BDI ka fituar 6332 vota kurse kandidati i ASH/AA, Albon Xhemaili ka marrë 3696 vota.

Kujtojmë se Xhemaili ka qenë kryetar komune deri tani në këtë komunë.

Në këtë komunë dalja ka qenë 35,58%, apo 10068 qytetarë që kanë votuar, nga 28,307 gjithësejt me të drejtë vote.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat