EMV: Nis me punë Blloku 2 në TEC Manastir, po punohet për riparimin e Bllokut 3

Maqedonia

EMV: Nis me punë Blloku 2 në TEC Manastir, po punohet për riparimin e Bllokut 3

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Blloku 2 i TEC Manastir prej orës 2:45 është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prodhimi i energjisë elektrike nga kombinati vazhdon pa penguar edhe nga Blloku 1, njoftojnë nga SH.A. EMV.

“Në deponinë për qymyr në TEC Manastir momentalisht ka mjaftueshëm qymyr për prodhim të vazhdueshëm të energjisë elektrike për nevojat e amvisërive, ndërsa sasitë plotësohen dhe rriten vazhdimisht”, thonë nga EMV.

Sipas tyre, ekipi ekspertë i të punësuarve në TEC Manastir dhe në kompanitë energjetike në vend vazhdon me përpjekjet për të vënë në funksionim transformatorin e Bllokut 3, i cili është dëmtuar para disa dite nga zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat