Komitova: Gjatë hetimeve është konstatuar se një pjesë e rrugës “Struma” nuk është autostradë

Maqedonia

Komitova: Gjatë hetimeve është konstatuar se një pjesë e rrugës “Struma” nuk është autostradë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 11:04
Violeta Komitova

“Deri para disa ditësh nuk e dija se pjesa nga “Struma” ku ndodhi aksidenti i rëndë i autobusit nuk është autostradë, por një rrugë e zakonshme, e gjerë ndërqytetëse. Me sy të lirë të gjithë shohim një rrugë të mirë. Por nuk mund t’i ndjej të metat e saj”, deklaroi për “Alo Bulgaria” ministrja rajonale Violeta Komitova me rastin e inspektimit të pjesës Dragiçevë – Dollna Dikanja, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

“Rruga nuk ka akt 16, sepse nuk kanë përfunduar procedurat e shpronësimit. Sipas projektit, kjo është rruga E-79, me shpejtësi maksimale 90 km/orë.

Kjo nuk është autostradë”, shtoi ministrja duke iu përgjigjur pyetjes se pse është rritur shpejtësia në këtë seksion në 120 km/orë.

Sipas Komitovës, inspektimi rrugor duhet të jetë një proces sistematik që do të marrë parasysh zonat e rrezikshme dhe vendet me defekte, në mënyrë që ato të riparohen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat