Bastisje në Jabollçishtë të Epërm, konfiskohen armë dhe municion

Maqedonia

Bastisje në Jabollçishtë të Epërm, konfiskohen armë dhe municion

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme policia ka privuar nga liria personat M.U. 60 vjeçar dhe I.U. 34 vjeç që të dy nga Jabollçishta e Epërme e Velesit.

Gjegjësisht, në orën 06:00, gjatë bastisjes në shtëpi dhe hapësirat ndihmëse ku jetojnë personat në fjalë, të kryer me urdhër gjyqësorë janë gjetur: një pushkë automatike kal. 7.62 me dy karikator dhe 50 plumba, një pushkë gjahu, një pistoletë me një karikator.

Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë.

Dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat