MPJ e Maqedonisë: 18 janari ngelet si datë e konfirmuar për vizitë të delegacionit bullgar

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë: 18 janari ngelet si datë e konfirmuar për vizitë të delegacionit bullgar

Më: 11 janar 2022 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njofton se nuk është anuluar vizita e kryeministrit bullar në vendin tonë.

“Pas konsultimeve të sotme ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, u konstatua se vendimet e autoriteteve shëndetësore të Republikës së Bullgarisë për vetëizolim të një pjese të kabinetit të kryeministrit Petkov nuk do të ndryshojnë kornizën e dakorduar më parë për vizitë të delegacionit të lartë qeveritar në Shkup.

Rrjedhimisht, informojmë se afati 18 janar, e hënë, mbetet si datë e caktuar për realizimin e vizitës.

E cila pritet të korrespondojë me zgjedhjen e Qeverisë së re në vend”, njoftojnë nga MPJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat