Aksident në rrugën Strugë-Dibër, lëndohet një person

Maqedonia

Aksident në rrugën Strugë-Dibër, lëndohet një person

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

MPB njofton se një person ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident trafiku.

Që ka ndodhur dje në rrugën rajonale Strugë-Dibër, mes dy automjeteve.

“Me datë 17.01.2022 rreth orës 13:20 është raportuar se në rrugën rajonale Strugë-Dibër ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Golf”, me targa të Vevçanit, i drejtuar nga T.R.(41) nga fshati Vevçan i Strugës dhe automjetit “Skoda”, me targa të Strugës, i drejtuar nga K.A. (49) nga fshati Veleshtë, Strugë.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar K.A., të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erzamo” në Ohër. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga Stacioni Policor Strugë”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat