Ekspertiza e bërë në Serbi për rastin “Alfa” do të dorëzohet në Byronë për Mjekësi Ligjore

Maqedonia

Ekspertiza e bërë në Serbi për rastin “Alfa” do të dorëzohet në Byronë për Mjekësi Ligjore

Më: 18 janar 2022 Në ora: 19:25
Agim Islami, Rexhail Qerimi

Ekspertiza për rastin “Alfa” e përgatitur jashtë vendit do t’i dërgohet Byrosë së Mjekësisë Ligjore për mendim, shkruan Alsat.

Ekspertët nga ky institucion duhet përgjigjur nëse ky fakt ka bazë për t’u kualifikuar si dëshmi e cila do të mund të çonte deri në rihapjen e rastit “Alfa” dhe nisjen e rigjykimit.

Nga Byroja jo zyrtarisht për “Alsat” thonë se ekspertët duhet të japin fjalën e fundit. Ditëve në vijim do të dihet qëndrimi i tyre para se ekspertiza të dërgohet zyrtarisht në byro nga ana e kreut të Gjykatës Penale në Shkup.

Por cili do të jetë tani qëndrimi i Byrosë së Mjekësisë Ligjore mbi një ekspertizë të bërë nga video incizimi për të cilin byroja në vitin 2010 kishte dhënë këtë qëndrim.

“Byroja e Mjekësisë Ligjore nuk posedon aparaturë teknike e cila do të mundësonte sqarimin (pastrimin) e figurave dhe personave të cilët shihen në video incizim”, thonë nga Byroja e Mjekësisë Ligjore, lënda numër 2449/09.

Në qershor të vitit 2021, mbrojtja në rastin “Alfa” dorëzoi në gjykatë ekspertizën e përgatitur nga Qendra për Hulumtime Forenzike në Serbi. Në konstatimet e tyre potencohet se Agim Islami nuk përputhet me asnjë provë materiale të marra si dëshmi nga gjykata, ndërsa ADN-ja e Rexhail Qerimit është marrë në kundërshtim me ligjin. Drejtori i kësaj qendre, Nenad Shipka kishte deklaruar se ADN-ja e Qerimit nuk është gjetur në vendin e ngjarjes dhe as në veturën me të cilin pretendohet të jetë kryer vrasja e policit shqiptar dhe plagosja e dy të tjerëve në vitin 2008.

Vrasja e policit shqiptar ndodhi më 26 nëntor të vitit 2008. Bashkë me të mbetën të plagosur edhe dy policë të tjerë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski. Në vitin 2010 gjykata dënoi me burg të përjetshëm Rexhail Qerimin, Agim Islamin, ndërsa Almir Derplaninin u dënua në mungesë. Ramadan Shaqiri u dënua me 9 vite burg për logjistikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat