ASH: ASK në kundërshtim me ligjin ka bllokuar 20.000 kërkesa për shtetësi

Maqedonia

ASH: ASK në kundërshtim me ligjin ka bllokuar 20.000 kërkesa për shtetësi

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:03
Aleanca për Shqiptarë

Aleanca për Shqiptarë ka reaguar ndaj punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare duke theksuar se ne kundërshtim me Ligjin kanë bllokuar mbi 20 000 qytetarë në realizimin e së drejtës së tyre themelore për shtetësi, nga e cila varen shumë të drejta tjera njerëzore, si arsimimi, puna dhe shëndeti.

“Një Zot e di edhe sa mijëra qytetarë tjerë kanë hequr dorë ndër vite nga e drejta e tyre, përballë obstruksioneve dhe shkeljeve të së drejtave të tyre nga administrata shtetërore.

Kryeministri Kovaçevski, me apo pa dashje, konfirmoi se beteja jonë për t’i dhënë fund pa shtetësisë është e drejtë dhe e domosdoshme”, thuhet në komunikatë.

Nga ASH shtuan se ato angazhohen që ligji të plotësohet dhe të mos ketë diskriminime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat