Nedellkov: Kanë filluar presionet dhe kërcënimet ndaj punëtorëve në çerdhe

Maqedonia

Nedellkov: Kanë filluar presionet dhe kërcënimet ndaj punëtorëve në çerdhe

Më: 6 prill 2022 Në ora: 15:16
Nedellkov

Ka filluar presion i ashpër ndaj punëtorëve në çerdhe të cilët të hënën dalin në grevë, ka shkruar në profilin e tij në Facebook kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Republikës së Maqedonisë (SASHK), Jakim Nedellkov pasi u njoftua se Sindikata do të organizojë grevë më 11 prill nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për rritje pagash.

“Punonjësit në çerdhe janë nën presion të madh nga drejtuesit e institucioneve, të cilët kërkojnë lista të grevistëve, duke i frikësuar me punëtorë zëvendësues, kërcënim me largime nga puna, gjoba etj. dhe të inkurajuar nga letra e dërguar nga MPPS-ja për ta, “kuptohet”, pa nënshkrim dhe vulë.

Të nderuar kolegë, ju inkurajoj që të mos iu nënshtroheni presioneve dhe kërcënimeve dhe ju bëj thirrje që të raportoni situata të tilla.

Përfaqësuesi ligjor i SASHK-ut do të veprojë sipas ankesave tuaja dhe kundër atyre që tentojnë të pengojnë grevën do të ngrihet kallëzim penal. Për një kundërvajtje të tillë Kodi Penal parasheh dënim me burg”, shkruan Nedellkov./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat