Autostrada Tetovë-Gostivar/ Rustemi: Këtë vit fillojnë punimet për zgjerimin e saj

Maqedonia

Autostrada Tetovë-Gostivar/ Rustemi: Këtë vit fillojnë punimet për zgjerimin e saj

Më: 15 prill 2022 Në ora: 13:38
Ejup Rustemi

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi tha se autostrada Tetovë-Gostivar nuk i përmbush standardet evropiane.

Ai theksoi se këtë vit pritet të nisin punimet për zgjerimin e së njëjtës.

“Sa i përket autostradës Tetovë-Gostivar dua të potencojë se është e vërtetë se nuk i plotëson standardet evropiane për autostradë, prandaj edhe ne e kemi paraparë zgjerimin e kësaj autostrade me Bechtel Enka dhe shpresoj që shumë shpejtë do të nënshkruajmë marrëveshje dhe këtë vit do të fillojë zgjerimi dhe ndërtimi i kësaj autostrade prej Tetove deri në Gostivar”, deklaro Rustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat