Petkov: Nuk kam nënshkruar asnjë dokument

Maqedonia

Petkov: Nuk kam nënshkruar asnjë dokument

Më: 15 prill 2022 Në ora: 14:00
Kiril Petkov

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov sot tha se gjithmonë i jemi përmbajtur marrëveshjes së koalicionit dhe qëndrimit ekzistues të kornizës për RMV-në.

Ai tha se nuk ka asnjë dokument që e kam nënshkruar nga pala bullgare.

“Do të tregoj detyrën e fortë të qeverisë bullgare për të mbështetur komunitetin bullgar në Maqedoni, por më vjen mirë të them se besoj se për momentin qeveria e RMV-së është e vetëdijshme se çfarë prioriteti i madh është kjo për Bullgarinë dhe ne jemi duke punuar së bashku për ngritjen e prioritetit të këtyre njerëzve në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Petkov.

Ai shoi se fakti që nesër do të jemi kaq shumë njerëz nga kaq shumë parti të ndryshme atje, tregon mbështetje për komunitetin bullgar dhe në të njëjtën kohë shpresoj që ajo që thamë të gjithë, që RMV të jetë pjesë e Evropës, të lëvizë në të dy anët e kufiri, progresivisht në atë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat