Spasovski: Është nder të jesh pjesëtar i Policisë së Maqedonisë

Maqedonia

Spasovski: Është nder të jesh pjesëtar i Policisë së Maqedonisë

Më: 7 maj 2022 Në ora: 23:04
Oliver Spasovski

Me këngë e valle nisi dhe u shoqërua manifestimi për shënimin e Ditës së policisë së Maqedonisë.

Banorët e Dellçevës patën mundësi të shohin helikopterët e policisë, automjetet dhe pajisjet me të cilat disponon policia.

Para qytetarëve, delegacioneve qeveritare dhe parlamentare, por edhe kreut policor u drejtua njeriu i parë i MPB-së, Oliver Spasovski. Ai tha se jetojmë në një kohë që kërkon që zyrtarët policorë të jenë rojtarë të vërtetë dhe konsistent të rendit dhe ligjit.

“Ne sot jetojmë pikërisht në një kohë kur nga ne kërkojnë të jemi rojtarë të vërtetë të ligjit dhe rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së çdo qytetari. Nga kjo është e logjikshme qasja dhe mënyra e menaxhimit dhe e funksionimit, që e kemi ndërtuar tashmë viteve të fundit e që po jep rezultate”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat