Opozita në Maqedoninë e Veriut paralajmëron amendamente për projekt-rishikimin e buxhetit

Maqedonia

Opozita në Maqedoninë e Veriut paralajmëron amendamente për projekt-rishikimin e buxhetit

Më: 24 maj 2022 Në ora: 16:18
Kuvendi i Maqedonisë

Më shumë para, ndihmë për qytetarët dhe ekonominë, ndihmë për vetëqeverisjen lokale dhe nëse është e nevojshme shkurtim shtesë i shpenzimeve joproduktive.

Këto janë qëndrimet fillestare të partive opozitare, për të cilat pasi të shohin projekt-rishikimin e buxhetit, do të ndërhyjnë me amendamente.

Rishikimi para deputetëve në debat komisioni do të gjendet pas datës 7 qershor, që para fundit të muajit të shkojë në votim.

“Projekt-rishikimi i buxhetit ende nuk është dorëzuar te deputetët, por sipas njoftimeve të ministrit të Financave pak para janë ndarë për masa për qytetarët dhe ekonominë. Me amendamente do të ndërhyhet për të rritur fondet për qytetarët nga shtatori kur pritet një krizë e madhe, ndihmë për pushtetin vendor dhe transfere më të larta sociale”, thonë nga Grupi Parlamentar i OBRM-PDUKM-së.

Edhe nga Aleanca për Shqiptarët thotë se paraqitja e amendamenteve do të varet nga ajo sa është kujdesur Qeveria që paratë publike të shpenzohen siç duhet për zbutjen e krizës.

“Në situatën në të cilën jemi dhe në atë që pritet të vijojë, ne vlerësojmë se Qeveria duhet të heqë dorë nga shpenzimet joproduktive, shpenzimet për luks të zyrtarëve dhe të shpërndajë me shumë kujdes fondet. Paratë e qytetarëve sot më shumë se kurrë duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe ekonomisë reale”, u shpreh Grupi Parlamentar i Aleancës për Shqiptarët.

Aleanca gjithashtu apelon që vendi të përgatitet për menaxhimin e krizës energjetike dhe ekonomike, si dhe për rritjen e çmimeve.

Ministri i Financave Fatmir Besimi në një kolumë ka arsyetuar rishikimin e buxhetit si të domosdoshëm.

Me riprogramimin ri të arkës së shtetit, 76 milionë euro janë planifikuar për masat të reja kundër krizës, ndërsa shpenzimet joproduktive janë shkurtuar me 200 milionë euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat