Mot i paqëndrueshëm, temperaturat ulen për disa gradë

Maqedonia

Mot i paqëndrueshëm, temperaturat ulen për disa gradë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Nën ndikimin e motit me lagështi, gjatë fundjavës e shtunë – e dielë, moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i paqëndrueshëm.

Meteorologët parashohin reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë.

Në vende të caktuara procesi i prishjes së motit do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, që pritet të zgjasin për një kohë të shkurtër por me një sasi më e madhe, erëra të forta mbi 70 km/h dhe breshër.

Temperatura ditore do të ulet me disa gradë.

Mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, do të mbaj edhe në qytetin e Shkupit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat