“E Majta”: Të ndërpriten negociatat me Bullgarinë

Maqedonia

“E Majta”: Të ndërpriten negociatat me Bullgarinë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Nga partia “E Majta” kanë reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit me bisedimet me Bullgarinë për çështjen e vetos.

Nga atje kanë thënë se para disa ditësh nga Kuvendi Popullor i Republikës së Bullgarisë ishte dërguar mesazh shovinist-kombëtar me pretendime territoriale ndaj Republikës së Maqedonisë. Sipas tyre, ata ishin mesazhe identike me ato nga periudha kur Bullgaria si shtet fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka kryer krime në emër të parullës “Maqedonia është Bullgari”.

“Përkujtojmë se ky nuk është akti i parë i tillë, dhe se nga deputeti në Parlamentin Evropian Xhambaski, paraprakisht gjithashtu ishin dhënë deklarata me pretendime territoriale ndaj Maqedonisë, ndërsa mosndëshkimi dhe mosndërmarrja asgjë nga ana e BE-së pas deklaratave të tilla, ka rezultuar me veprim stimulues të politikave negative bullgare, të cilat me siguri në të ardhmen do të jenë prezentë ende më shumë”, thonë nga “E Majta”.

“E Majta” edhe njëherë kërkon ndërprerje urgjente të negociatave me Bullgarinë.

“Dëbimi i ambasadorit bullgar nga Maqedonia për shkak të pretendimeve të shprehura territoriale ndaj shtetit direkt nga Kuvendi Popullor në një shtet demokratik”, thonë në fund nga atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat