Nga pakujdesia e shoferit, vetura përfundon në ujrat e liqenit të Ohrit

Maqedonia

Nga pakujdesia e shoferit, vetura përfundon në ujrat e liqenit të Ohrit

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Pushuesit e një pjese në plazhin e Ohrit sot kanë përjetuar një situatë jo të këndshme, pasi një veturë ka përfunduar në ujrat e liqenit duke kaluar shumë pranë tyre.

Automjeti i tipit “Toyota Yaris” nga pakujdesia e shoferit, ka kaluar shumë pranë pushuesve dhe ka perfunduar në ujrat e liqenit të Ohrit, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur pushues të lënduar edhe pse zona ka qenë e mbushur me pushues.

Pushuesit që kanë qenë prezent ne vendngjarje kanë vendosur në dispozicion një mjet ndihmës, bager, me ç’rast kanë tërhequr veturën jashtë ujrave të liqenit.

Nga Sektori për Punë të Brendshme – Ohër akoma nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat