MPB jep detaje: Kallëzime penale ndaj 12 protestuesve

Maqedonia

MPB jep detaje: Kallëzime penale ndaj 12 protestuesve

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, ka dhënë detaje shtesë nga protestat e opozitës maqedonase të organizuara para kuvendit të Maqedonisë.

“Në lidhje me veprimin e kryer, “pjesëmarrje në një turmë që do të kryejë një krim”, sipas Akt. 385 të Kodit Penal, e kryer më 5 korrik 2022 gjatë një tubimi civil para Kuvendit të RMV-së, ku janë lënduar 47 policë dhe janë dëmtuar objekti i Kuvendit, objekti i Qeverisë, Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe automjetet e policisë, fillimisht u është hequr liria 11 personave, ndërsa pas konstatimit të identitetit edhe 4 personave të tjerë, ose gjithsej 15 të arrestuar, tre nga të cilët ishin të mitur. Punonjësit e Njësisë kundër Krimit të Dhunshëm, pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve, në procedurë të shpejtë kanë ngritur kallëzime penale ndaj 12 personave. Të raportuarit gjatë mbrëmjes së djeshme janë sjellë para gjyqtarit për procedurë paraprake me të cilën një personi i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa shtatë personave arrest shtëpiak”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Protestat e thirrura nga partia opozitare OBRM-PDUKM dhe E majta që disa netë radhazi po shkaktojnë tensione dhe shkatërrime të pronave private dhe publike.

Nga OBRM-PDUKM ngjarjet e konflikteve i quajnë inskenime të pushtetit, ndërsa protestat kanë paralajmëruar se do të mbahen deri në ndryshimin e dokumentit të njohur si propozim francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat