Irritohet Dimitrov: Mos na quani “Maqedonasit e Veriut”, është fyerje e madhe për ne

Maqedonia

Irritohet Dimitrov: Mos na quani “Maqedonasit e Veriut”, është fyerje e madhe për ne

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 14:13
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka kritikuar përmes rrjeteve sociale se përdorimi i termit “Maqedonasit e Veriut” është fyerje për të gjithë banorët e Maqedonisë.

“Kohët e fundit është bërë më i shpeshtë përdorimi i termit inekzistent “Maqedonasit e Veriut” nga përfaqësues të vendeve, miqve tanë, që mbështesin Marrëveshjen e Prespës. Por një nga dy shtyllat kyçe të kompromisit të Marrëveshjes së Prespës është pikërisht vetëvendosja si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, diçka që vetë Marrëveshja e garanton. Me fjalë të tjera, “Maqedonia e Veriut” është e mundur vetëm nëse në të jetojnë maqedonasit, së bashku me bashkëqytetarët e tyre dhe kjo duhet respektuar”, thotë Dimitrov.Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov

"Prandaj, sipas tij “çdo përdorim i termit “Maqedonasit e Veriut” përveç që është fyerje për maqedonasit, është edhe cenim i Marrëveshjes së Prespës. Është e qartë se duhet një fokus shumë më serioz në diplomacinë tonë për të promovuar këtë narrativë të qartë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të parandaluar këtë fenomen, sepse duket se muajt e fundit askush nuk po e bën këtë. Nuk lejohet. Sidomos duke pasur parasysh se në këtë periudhë një shtet anëtar i BE-së dhe fqinji ynë e mohon drejtpërdrejt identitetin dhe gjuhën maqedonase. Ne duhet të punojmë në mënyrë proaktive, por edhe rregullisht dhe me shpejtësi ndaj çdo përdorimi të gabuar pa përjashtim derisa praktika ndërkombëtare të jetë plotësisht në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes”, shton ai.

Dimitrov është njëri ndër politikanët i cili vazhdimisht ka kritikuar qeverinë aktuale për miratimin e propozimit francez, i cili edhe sipas tij, cënon gjuhën, indentitetin dhe historinë e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat