MASH formon komision për tërheqjen e tekstit të Sociologjisë për vitin e dytë të gjimnazit

Maqedonia

MASH formon komision për tërheqjen e tekstit të Sociologjisë për vitin e dytë të gjimnazit

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka formuar Komision i cili do të japë propozim për tërheqjen nga përdorimi të tekstit të Sociologjisë për vitin e dytë të gjimnazit.

Brenda afatit ligjor prej 10 ditëve, Komisioni duhet të dorëzojë propozim deri te Ministria e Arsimit.

Themelimi i këtij komisioni vjen si pasojë e reagimeve në opinion, sidomos nga ekspertët e fushës. Para së gjithash vërejtjet kanë të bëjnë me një tekst për natalitetin në vendin tonë, ku shkruan se romët, shqiptarët dhe turqit, pasi nuk janë të arsimuar mjaftueshëm, riprodhohen në mënyrë të vjetër, tradicionale dhe pa kontroll të për lindjet.

Më tej në tekstin shkollor shkruan se për këtë arsye duhet ndërmarrë masa dhe duhet gjetur mënyrë që nataliteti të sillet brenda kufijve normalë. Ky tekst shkollor për herë të parë me vendim të ministrit të Arsimit është vënë në përdorim më 30.09.2002, kurse për herë të dytë më 20.07.2020.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat