Besimi: Disa ligje mbi reformat tatimore, hyjnë në fuqi nga data 1 janar 2023

Maqedonia

Besimi: Disa ligje mbi reformat tatimore, hyjnë në fuqi nga data 1 janar 2023

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 11:51
Fatmir Besimi

“Edhe nëse nuk e hapim debatin për reformat tatimore, ka zgjidhje ligjore që hyjnë në fuqi më 1 janar 2023, siç është tatimi i të hyrave mbi një milion denarë në vit dhe tatimi i kamatës së depozitave”, thotë ministri i Financave Fatmir Besimi.

Sqarimet rreth reformës tetimore, Besimi i ka dhënë për Agjencionin Informativ të Maqedonisë.

“Kemi zgjidhje ligjore që hyjnë në fuqi nga 1 janari 2023 – kjo është tatimi progresiv ku mbi një milion denarë tatohen në vit me 18 për qind dhe 15 për qind është zëri i të gjitha të hyrave tjera në bazë të tatimit në të ardhura personale, qoftë nga kapitali ose nga fitimi ose arsye të tjera. Kjo është zgjidhja ligjore. Dhe mos hapim debat, hyn në fuqi. Dhe kur flasim për tatimin mbi interesin e depozitave, dua të them që edhe sikur të mos kishim debat dhe të mos bënim asgjë si Ministri, nga 1 janari 2023 hyn në fuqi. Kemi një zgjidhje ligjore që është miratuar në legjislacionin tonë në vitin 1996 për taksimin e interesit të depozitave. Është prologuar disa herë dhe zgjidhja aktuale hyn në fuqi në janar 2023. Por ne duam ta diskutojmë dhe për këtë e kemi vënë në tavolinë”, tha Besimi.

Sa i përket propozimit për taksimin e kamatës së depozitave, Besimi sqaron se propozimi është që të taksohen vetëm depozitat me afat për 12 muaj, ndërsa theksoi se bëhet fjalë për një shumë të vogël parash.

“Zgjidhja e propozuar për interesat e depozitave vlen vetëm për depozitat me afat për 12 muaj. Dhe në vendet e tjera të Evropës dhe rajonit taksohet. Për shembull, në Kroaci me 10 për qind, në Slloveni me 27 për qind, në Hungari dhe Sllovaki me 18 dhe 20 për qind. Është një sasi e vogël fondesh. Kështu, nëse dikush ka depozitë prej 100 mijë denarë me afat prej 12 muajsh, atëherë për kamatë prej 1000 denarë tatimi do të ishte 100 denarë. Pra, për 100.000 depozitë në vit tatimi do të ishte 100 denarë”, shpjegi Besimi.

Besimi me një propozim të tillë nuk pret që të rrjedhin depozita nga bankat.

Sa i përket taksës progresive, ai thotë se debati publik është vendimtar për të arritur zgjidhjen më të mirë, ndërsa nuk dëshiron të paragjykojë nëse ai personalisht mendon se duhet vendosur një taksë e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat