Nesër regjim i veçantë komunikacioni në Shkup

Maqedonia

Nesër regjim i veçantë komunikacioni në Shkup

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se me datë 25.09.2022 (e diel), duke filluar nga ora 09:00, do të mbahet gara humanitare e IT në organizim të Shoqatës së Qytetarëve SOS Fshati i Fëmijëve.

Rruga e lëvizjes shtrihet përgjatë një pjese të shtegut të biçikletave në bregun e lumit Vardar, duke filluar nga ura e Vardarit në Blv. “8 Shtatori”, afër hotelit “Aleksandar Palace”, deri te ura e Vardarit në Blv. “Kiro Gligorov”, pranë hotel “Hilton”.

Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat