Mickoski sërish kërkon zgjedhje: Populli është kundër kësaj qeverie

Maqedonia

Mickoski sërish kërkon zgjedhje: Populli është kundër kësaj qeverie

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 17:58
Mickoski sërish kërkon zgjedhje: Populli është kundër kësaj qeverie

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoksi, thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi siç shton, kështu mendon shumica dërrmuese e qytetarëve në Maqedoni.

Madje sipas tij, edhe përkrahësit e LSDM-së dhe BDI-së thonë se qeveria është katastrofale.

Qeveria pretendon se do të shkojë deri në fund me mandatin e saj, por ne vlerësojmë se është mirë që të ketë zgjedhje të parakohshme, ashtu siç e vlerësojnë shumica dërrmuese e qytetarëve në Maqedoni, nga të cilët ne e marrim legjitimitetin. Dhe nëse e shohim si parti popullore se populli është kundër kësaj qeverie dhe të gjitha shfaqjet thonë se qeveria është katastrofale, madje edhe përkrahësit e LSDM-së dhe BDI-së thonë se qeveria është katastrofike dhe se duhet të shkojë, atëherë është logjike të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, të përdorim të gjitha mjetet demokratike që i kemi në dispozicion, për të arritur në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Hristijan Mickoksi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat