Detaje të reja nga gjetja e trupit të 22-vjeçarit nga Kumanova

Maqedonia

Detaje të reja nga gjetja e trupit të 22-vjeçarit nga Kumanova

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Marijan Josifovski ka dhënë detaje të reja në lidhje me gjetjen e trupit të të riut nga Kumanova.

Josifoski deklaron se trupi i të riut është gjetur afër kazermës “Erbina”.

“Në orën 10:40 është gjetur një trup i pajetë i një burri në afërsi të kazermës Erebino, ngjitur me urën e dytë prej betoni.

Trupi duhet të nxirret së shpejti nga uji dhe të bëhet një identifikim zyrtar. Janë thirrur mjeku nga Mjekësia Ligjore dhe prokuror publik”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SVR Tetovë.

Më herët për gjetjen e trupit të të riut të aksidentuar nga Kumanova njoftoi edhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

Ditëve të fundit përveç policisë dhe Drejtorisë për Mbrojtje për Shpëtim, në kërkim të djaloshit që u aksidentua ditë më parë, ishin përfshirë edhe pjesëtarët e ushtrisë dhe persona vullnetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat