Studentët e RMV-së edhe një javë kanë mundësi për të aplikuar për bursa në vlerë deri 18 mijë denarë

Maqedonia

Studentët e RMV-së edhe një javë kanë mundësi për të aplikuar për bursa në vlerë deri 18 mijë denarë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Afati për të aplikuar në Konkursin për bursa studentore do të jetë e hapur deri më 5 dhjetor, mundësi e cila vlen për të gjithë studentët që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

“Gjithsej 1,470 bursa janë dedikuar për studentë të rregullt nga kategoritë sociale. Për studentët e fushave shkencore të shkencave teknike-teknologjike, bioteknike, shoqërore dhe humane, janë paraparë 770 bursa, ndërsa 85 bursa për student të regjistruar në programet studimore të informatikës”, sqarojnë nga Ministria, duke aplikuar vetëm në formë elektronike.

Ministria sqaroi që gjatë këtij viti shkollor janë paraparë të ndahen edhe 3 mijë bursa për tre kategori të reja, drejtime ku vërehet mungesa e kuadrit.

Në disa drejtime, si fizikë, kimi, matematikë, do të ketë bursa në vlerë deri 18 mijë denarë. Në këtë kategori sivjet përfshihen edhe bujqësia, veterinaria dhe pylltaria. Vlera e bursave për studentët tjerë është prej 6 050 denarë gjatë nëntë muajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat